ShërbimetImplantologji
Implantimi "All-on-4"
Zgjidhje moderne për një buzëqeshje të plotë, të qëndrueshme dhe natyrale.
Implantimi "All-on-4"
Metoda "All-on-4" është një teknikë inovative që mundëson zëvendësimin e të gjithë dhëmbëve të një nofulle me vetëm katër implante dentare.
Këto implante vendosen në pika strategjike të nofullës dhe shërbejnë si mbështetje e fortë për një rresht të plotë dhëmbësh fiks, duke rikthyer funksionin dhe estetikën e buzëqeshjes tuaj.
Avantazhet e metodës All-on-4
- Zëvendëson gjithë dhëmbët e një nofulle me vetëm 4 implante
- Rregullon menjëherë pamjen dhe funksionin e gojës
- Jep ndjesinë e dhëmbëve natyralë – të fortë dhe të qëndrueshëm
- Më pak ndërhyrje kirurgjikale dhe kohë më e shkurtër rikuperimi
- Zgjidhje afatgjatë me estetikë të lartë