Aparati Fiks Ortodontik
ShërbimetOrtodoncia

Aparati Fiks Ortodontik

Rregullon pozicionin e dhëmbëve për një buzëqeshje të drejtë, harmonike dhe funksionale.

Aparati Fiks Ortodontik

Aparati fiks ortodontik është metoda më e përdorur dhe më efektive për drejtimin dhe vendosjen e saktë të dhëmbëve në harkun dentar. Ai përbëhet nga braketa metalike ose qeramike, të cilat ngjiten mbi dhëmbë dhe lidhen me një tel (arkë) që ushtron forcë të lehtë, duke lëvizur gradualisht dhëmbët në pozicionin e duhur.

Kur rekomandohet

  • Dhembë të shtrembër ose të mbivendosur
  • Hark të ngushtë ose kafshim të parregullt (overbite, underbite, crossbite)
  • Hapësira midis dhëmbëve (diastema)
  • Pozicione të gabuara të nofullës

Llojet e aparateve fikse

  • Metalike tradicionale – më të forta dhe ekonomike
  • Qeramike ose transparente – më estetike dhe më pak të dukshme
  • Sisteme me vetëlidhje (self-ligating) – më komode, me më pak presion dhe vizita më të rralla

Përfitimet

  • Drejtim preciz dhe i kontrolluar i dhëmbëve
  • Përmirësim i estetikës dhe funksionit të kafshimit
  • Rezultate afatgjata dhe të qëndrueshme
  • Përmirësim i higjienës orale dhe i shëndetit periodontal në planin afatgjatë

Rezultati

Aparati fiks ortodontik vendoset dhe monitorohet nga specialisti ortodont, i cili përcakton planin e trajtimit sipas nevojave individuale të pacientit, për të arritur buzëqeshjen ideale dhe funksionin perfekt të dhëmbëve.

Rezervo Takim

Riktheni buzëqeshjen tuaj me një zgjidhje të përhershme dhe natyrale.

Rezervo Takim

1
2
3

Informacioni Personal