Cistektomia
Trajtim kirurgjikal për heqjen e cistave në nofulla dhe rreth dhëmbëve.
Cistektomia
Cistektomia është një procedurë kirurgjikale që përdoret për të hequr cistat që zhvillohen në kockën e nofullës ose pranë rrënjëve të dhëmbëve. Cistat dentare mund të jenë të dhimbshme ose asimptomatike, por nëse nuk trajtohen, mund të shkaktojnë:
Shkatërrim të kockës së nofullës
Dëmtime të dhëmbëve fqinjë
Infeksione dhe ënjtje
Probleme me funksionin normal të gojës
Si kryhet procedura
Procedura realizohet nën anestezi lokale, ose në raste të ndërlikuara, me sedacion koshient.
Kirurgu hap një lembo të vogël në mish për të aksesuar cistën.
Cista hiqet me kujdes, duke ruajtur sa më shumë kockë dhe ind të shëndetshëm përreth.
Zona e hapur qepet me kujdes për të lehtësuar shërimin dhe rigjenerimin e indeve.
Përfitimet
- Hiqet cista plotësisht dhe parandalohen komplikacionet
- Ruhet kocka dhe strukturat rrethues të dhëmbëve
- Përmirësohet shëndeti i përgjithshëm oral
- Procedurë e sigurt dhe me rikuperim të kontrolluar
Rezultati
Cistektomia kryhet nga specialistë të kirurgjisë orale dhe maksilofaciale, që kanë përvojë dhe instrumente të specializuara, duke siguruar një procedurë të sigurt dhe rezultate të qëndrueshme.