Kurora Dentare Prej Porcelani
ShërbimetProtetika

Kurora Dentare Prej Porcelani

Estetikë dhe qëndrueshmëri për dhëmbët tuaj.

Kurora Dentare Prej Porcelani

Kurora dentare prej porcelani është një restaurim i plotë i dhëmbit, i projektuar për të rikthyer formën, ngjyrën dhe funksionin natyral të dhëmbit. Materiali i porcelanit ofron një transparencë dhe shkëlqim natyral, duke e bërë të pamundur dallimin nga dhëmbët e tjerë.

Kur rekomandohet vendosja e kurorës prej porcelani?

  • Dhëmb i dëmtuar ose i thyer
  • Dhëmb i dobësuar pas trajtimit të kanaleve
  • Përmirësim estetik i ngjyrës dhe formës së dhëmbëve
  • Forcim i dhëmbëve që mbajnë ura dentare

Përfitimet e kurorës prej porcelani

  • Pamje shumë natyrale dhe estetike
  • Rezistencë e mirë ndaj thyerjeve dhe konsumimit
  • Ruajtje e ngjyrës dhe shkëlqimit në kohë
  • Rrit besueshmërinë dhe forcën e dhëmbit

Procesi i vendosjes

  • Përgatitja e dhëmbit – pastrimi dhe formësimi i dhëmbit që do të mbulohet
  • Përgatitja e kurorës – realizohet në laborator me precizion, sipas ngjyrës dhe formës së dhëmbëve natyralë
  • Vendosja dhe përshtatja – kurora fiksohet mbi dhëmb me material të specializuar
  • Kontrolli i funksionit dhe estetikës – sigurohet përshtatja perfekte dhe harmonike

Rezervo Takim

Riktheni buzëqeshjen tuaj me një zgjidhje të përhershme dhe natyrale.

Rezervo Takim

1
2
3

Informacioni Personal