ShërbimetProtetika
Kurora mbi Dhëmbë
Rikthim i forcës, funksionit dhe estetikës së dhëmbit.
Kurora mbi Dhëmbë
Kurora dentare është një mbulesë e plotë që vendoset mbi një dhëmb të dëmtuar, të thyer ose të shtrirë pas trajtimit të kanaleve. Ajo restauron formën, ngjyrën dhe funksionin e dhëmbit, duke ofruar qëndrueshmëri afatgjatë dhe pamje natyrale.
Kur rekomandohet vendosja e kurorës?
- Dhëmb i dëmtuar nga kariesi i avancuar
- Dhëmb i dobësuar pas trajtimit të kanaleve
- Fraktura ose dëmtime të mëdha të dhëmbit
- Ndryshime estetike të ngjyrës ose formës
- Përforcim i dhëmbëve që mbajnë ura dentare
Llojet e kurorave
- Kurora qeramike (full ceramic) - Pamje shumë natyrale dhe translucencë e lartë. Ideale për dhëmbët e përparmë.
- Kurora porcelani mbi metal (PFM) - Rezistente dhe estetike. E përshtatshme për dhëmbët e pasmë.
- Kurora e-max ose zirkoni - Material premium, shumë natyral dhe i fortë. Rezistent ndaj thyerjeve dhe njollave.
Avantazhet
- Rikthim i funksionit të përtypjes
- Estetikë natyrale dhe harmonike
- Qëndrueshmëri afatgjatë
- Mbrojtje për dhëmbin natyral dhe strukturën e tij