Kurora Provizore (Të përkohshme)
ShërbimetProtetika

Kurora Provizore (Të përkohshme)

Mbrojtje, funksion dhe estetikë ndërkohë që pritet kurora finale.

Kurora Provizore (Të përkohshme)

Kurorat provizore janë restaurime të përkohshme që vendosen ndërkohë që kurora përfundimtare po prodhohet ose pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, si: Heqja e dhëmbit, Vendosja e implantit, Gingivektomia, Procedura të tjera të ndryshme kirurgjikale. Ato sigurojnë mbrojtje të dhëmbit ose implantit, ruajnë funksionin e përtypjes dhe estetikën, dhe ndihmojnë që indeve të mishit të shërohen si duhet.

Përfitimet e kurorës provizore

  • Mbron dhëmbin, implantin ose zonën kirurgjikale
  • Ruan funksionin e përtypjes
  • Parandalon ndjeshmëri dhe irritim të mishrave
  • Siguron estetikë deri në vendosjen e kurorës finale

Procesi i vendosjes

  • Pas ndërhyrjes kirurgjikale ose përgatitjes së dhëmbit/implantit, zona përgatitet për kurorën provizore.
  • Kurora prodhohet dhe përshtatet mbi dhëmb ose implant.
  • Fiksimi bëhet me material të posaçëm përkohësisht.
  • Pacienti mund të përdorë dhëmbin normalisht deri në vendosjen e kurorës finale.

Rezervo Takim

Riktheni buzëqeshjen tuaj me një zgjidhje të përhershme dhe natyrale.

Rezervo Takim

1
2
3

Informacioni Personal