Rikonstruksion Estetik i Dhëmbit
ShërbimetTerapia

Rikonstruksion Estetik i Dhëmbit

Rikthim i formës, ngjyrës dhe harmonisë së buzëqeshjes me teknika minimale dhe materiale moderne.

Rikonstruksion Estetik i Dhëmbit

Rikonstruksioni estetik i dhëmbit synon të përmirësojë pamjen e dhëmbëve duke përdorur materiale estetike të avancuara, duke ruajtur sa më shumë strukturën natyrale. Procedura është ideale për dhëmbët e përparmë dhe për pacientët që kërkojnë një buzëqeshje më të bukur, më të rregullt dhe më harmonike.

Kur rekomandohet rikonstruksioni estetik?

  • Dhëmb i thyer, i çarë ose i konsumuar
  • Difekte në formë, gjatësi ose simetri
  • Njolla të errëta që nuk hiqen me zbardhim
  • Hapësira të vogla ndërmjet dhëmbëve (diastema)
  • Konture të parregullta të dhëmbëve të përparmë

Si kryhet rikonstruksioni estetik?

1. Rindërtim me kompozit (Bonding estetik)

Material kompozit i avancuar vendoset mbi sipërfaqen e dhëmbit dhe formëzohet me precizion për të rikthyer formën dhe estetikën. Zgjidhje minimale, pa dhimbje dhe zakonisht në një vizitë të vetme.

2. Facetat kompoziti

Ideale për përmirësim më të thelluar estetik. Kompoziti vendoset në shtresa dhe modelohen artistikisht për një pamje shumë natyrale.

3. Fasetat e-max (qeramike të lythium disilikatit)

Zgjidhja premium për rikonstruksion estetik afatgjatë. Fasetat e-max ofrojnë transparencë dhe ngjyrë shumë natyrale, rezistencë të lartë dhe stabilitet estetik për vite me radhë. Ato përdoren në raste kur kërkohet transformim i plotë estetik, me qëndrueshmëri dhe estetikë maksimale.

Avantazhet

  • Pamje shumë natyrale dhe harmonike
  • Ruajtje maksimale e strukturës së dhëmbit
  • Materiale që nuk njollosen dhe ofrojnë qëndrueshmëri të lartë
  • Procedura minimale dhe e sigurt
  • Rezultate të personalizuara sipas formës së fytyrës dhe buzëqeshjes

Rezervo Takim

Riktheni buzëqeshjen tuaj me një zgjidhje të përhershme dhe natyrale.

Rezervo Takim

1
2
3

Informacioni Personal