ShërbimetTerapia
Ritrajtimi i Kanaleve të Dhëmbit
Zgjidhja kur trajtimi i mëparshëm nuk ka dhënë rezultatin e duhur.
Ritrajtimi i Kanaleve të Dhëmbit
Ritrajtimi i kanaleve (re-endodoncia) kryhet kur një trajtim i mëparshëm i kanaleve nuk ka qenë i suksesshëm ose infeksioni është rikthyer. Me teknika moderne dhe mjete të specializuara, është e mundur të shpëtohet dhëmbi, të eliminohet infeksioni dhe të rikthehet funksioni normal.
Kur nevojitet ritrajtimi?
- Dhimbje ose infeksion i përsëritur në të njëjtin dhëmb
- Mbushje kanalesh e realizuar jo plotësisht
- Kanale të humbura, të parealizuara ose të pastruara jo mjaftueshëm
- Fraktura e materialit të mëparshëm brenda kanalit
- Rrethdhëmbore e prekur (absces, granuloma apo kist i vogël)
- Rindërtime (kurora, inlay, onlay) që kanë nevojë për zëvendësim dhe zbulojnë problem në kanal
Si kryhet ritrajtimi?
- Heqja e mbushjes së vjetër të kanalit - Hiqet materiali ekzistues me instrumenta të specializuar.
- Pastrimi dhe zgjerimi i kanaleve - Kanaleve u bëhet pastrim i thelluar për të eliminuar bakteret dhe indet e mbetura.
- Dezinfektimi i avancuar - Aplikohen solucione dezinfektuese dhe teknika moderne për eliminimin e infeksionit.
- Mbushja e re hermetike - Kanaleve u vendoset material i ri biokompatibël për të siguruar mbyllje të plotë.
- Rindërtimi i dhëmbit - Dhëmbi restaurohet me mbushje të fortë, inlay/onlay ose kurorë, sipas dëmtimit.
Avantazhet e ritrajtimit
- Shpëton dhëmbin natyral, duke shmangur nxjerrjen
- Eliminon infeksionin dhe dhimbjen
- Rrit jetëgjatësinë e dhëmbit
- Përgatit dhëmbin për rindërtime të qëndrueshme