Sisteme Ortodontike të Pjesshme
ShërbimetOrtodoncia

Sisteme Ortodontike të Pjesshme

Zgjidhje e lehtë dhe e personalizuar për rregullime të vogla estetike ose funksionale.

Sisteme Ortodontike të Pjesshme (Braketa të Pjesshme)

Sistemet ortodontike të pjesshme, të njohura edhe si braketa të pjesshme, përdoren kur nuk është e nevojshme trajtimi i plotë i të gjithë harkut dentar. Ky sistem përfshin vendosjen e braketeve vetëm në një pjesë të dhëmbëve, zakonisht në zonën që kërkon korrigjim të kufizuar.

Kur rekomandohen

  • Për rregullime të vogla të një grupi dhëmbësh (p.sh. vetëm dhëmbët e përparmë)
  • Para trajtimeve protetike ose estetike (p.sh. para kurorave ose fasetave)
  • Për korrigjime pas trajtimit ortodontik të mëparshëm
  • Për përmirësime estetike në një kohë më të shkurtër

Avantazhet

  • Kohë më e shkurtër trajtimi në krahasim me aparatin fiks të plotë
  • Më pak diskomfort dhe më lehtë për t'u mbajtur pastër
  • Estetikë më e mirë, pasi braketa vendosen vetëm në disa dhëmbë
  • Zgjidhje e personalizuar për nevoja të veçanta

Rezultati

Sistemet e pjesshme ortodontike janë një mënyrë efikase për të përmirësuar pamjen dhe funksionin e dhëmbëve pa pasur nevojë për aparaturë të plotë. Trajtimi planifikohet dhe monitorohet nga specialisti ortodont, për të garantuar rezultat estetik, të saktë dhe të qëndrueshëm.

Rezervo Takim

Riktheni buzëqeshjen tuaj me një zgjidhje të përhershme dhe natyrale.

Rezervo Takim

1
2
3

Informacioni Personal