Trajtimi i Fistulës së Dhëmbit
ShërbimetTerapia

Trajtimi i Fistulës së Dhëmbit

Fistula dentare është një kanal i vogël që lidh një infeksion në majë të rrënjës së dhëmbit me sipërfaqen e mishit të dhëmbit.

Trajtimi i Fistulës së Dhëmbit

Fistula dentare është një kanal i vogël që lidh një infeksion në majë të rrënjës së dhëmbit me sipërfaqen e mishit të dhëmbit, duke lejuar daljen e qelbit. Shpesh shfaqet si një gungë e vogël, me lëng të verdhë ose të bardhë, dhe pacienti mund të mos ketë dhimbje të vazhdueshme.

Shkaqet

  • Infeksion i rrënjës së dhëmbit (pas kariesit të thellë ose pulpiti)
  • Trajtim i pamjaftueshëm i kanaleve të dhëmbit
  • Kist ose absces i papërpunuar

Simptomat

  • Gungë e vogël në mishin e dhëmbit, shpesh me qelb
  • Erë e keqe nga goja
  • Mundësi dhimbje të lehtë ose të përkohshme gjatë presionit
  • Në raste të avancuara: ënjtje dhe dhimbje më të forta

Si trajtohet

  • Trajtimi i dhëmbit burimor - Trajtimi i kanaleve të dhëmbit (endodoncia) për të eliminuar infeksionin. Ritrajtimi i kanaleve, nëse trajtimi i mëparshëm ka dështuar. Heqja e dhëmbit, në raste kur nuk mund të shpëtohet.
  • Kirurgjia e fistulës - Në raste të veçanta, mund të nevojitet heqja kirurgjikale e fistulës dhe pastrimi i zonës së infektuar.
  • Rindërtimi dhe mbrojtja e dhëmbit - Pas trajtimit të infeksionit, dhëmbi mund të restaurohet me mbushje, kurorë ose faseta, sipas nevojës.

Pse është e rëndësishme trajtimi?

Fistula nuk duhet lënë pa trajtuar, sepse infeksioni mund të përhapet në: Kockën përreth dhëmbit, Dhëmbët fqinj, Indet e buta të fytyrës. Trajtimi realizohet nga mjekë me përvojë në endodonci dhe kirurgji dentare, duke përdorur teknologji moderne për të siguruar eliminim të plotë të infeksionit dhe ruajtjen e dhëmbit.

Rezervo Takim

Riktheni buzëqeshjen tuaj me një zgjidhje të përhershme dhe natyrale.

Rezervo Takim

1
2
3

Informacioni Personal