Trajtimi i Kanaleve të Dhëmbit (Endodoncia)
ShërbimetTerapia

Trajtimi i Kanaleve të Dhëmbit (Endodoncia)

Zgjidhja që shpëton dhëmbin dhe eliminon dhimbjen.

Trajtimi i Kanaleve të Dhëmbit (Endodoncia)

Trajtimi i kanaleve të dhëmbit kryhet kur pulpa dentare (nervi dhe indi i brendshëm i dhëmbit) dëmtohet nga kariesi i avancuar, infeksioni ose trauma. Synimi është pastrimi, dezinfektimi dhe mbushja hermetike e kanaleve, duke ruajtur dhëmbin dhe funksionin e tij.

Si kryhet trajtimi?

  • Diagnostikim i hollësishëm - Bëhet vlerësimi me radiografi ose imazheri 3D për të analizuar formën e kanaleve dhe shkallën e infeksionit.
  • Heqja e indit të infektuar - Hapet dhëmbi dhe pastrohet pulpa e dëmtuar me instrumenta të specializuar.
  • Dezinfektimi i kanaleve - Kanaleve u bëhet pastrim dhe shpëlarje e thellë për të eliminuar bakteret.
  • Mbushja dhe mbyllja hermetike - Kanaleve u vendoset një material biokompatibël për të parandaluar rikthimin e infeksionit.
  • Rindërtimi i dhëmbit - Në varësi të dëmtimit, dhëmbi përforcohet me mbushje, inlay/onlay, ose kurorë për qëndrueshmëri afatgjatë.

Kur nevojitet trajtimi i kanaleve?

  • Dhimbje e fortë e dhëmbit
  • Ndjeshmëri ndaj të nxehtit/të ftohtit
  • Ënjtje ose infeksion
  • Karies i thellë që ka prekur nervin
  • Dhëmb i thyer ose traumatizuar

Avantazhet

  • Eleminon dhimbjen dhe infeksionin
  • Shpëton dhëmbin natyral
  • Parandalon komplikimet si abscesi ose humbja e dhëmbit
  • Rezultat i qëndrueshëm me kujdes të duhur

Rezervo Takim

Riktheni buzëqeshjen tuaj me një zgjidhje të përhershme dhe natyrale.

Rezervo Takim

1
2
3

Informacioni Personal