Trajtimi i kistës së dhëmbit
ShërbimetTerapia

Trajtimi i kistës së dhëmbit

Çfarë është në të vërtetë kista e dhëmbit?

Trajtimi i kistës së dhëmbit

Kista dentare është një qese e mbyllur e mbushur me lëng, e cila formohet zakonisht në majë të rrënjës së dhëmbit si rezultat i një infeksioni të zgjatur ose një dëmtimi të pashëruar të nervit të dhëmbit.

Si formohet kista?

Kur nervi i dhëmbit infektohet ose vdes (nekrozohet), bakteret dhe toksinat e tyre kalojnë përtej rrënjës, duke shkaktuar inflamacion të indit përreth. Nëse ky proces vazhdon për një kohë të gjatë, trupi formon një "qese" mbrojtëse përreth infeksionit — dhe kështu krijohet kista.

Shenjat dhe simptomat

  • Shpesh, kista fillestare nuk jep simptoma. Por me rritjen e saj mund të shkaktojë:
  • Ënjtje ose dhimbje në zonën përreth
  • Ndjeshmëri gjatë kafshimit
  • Dhimbje të fytyrës ose qafës (në raste të mëdha)
  • Ndryshim të formës së kockës
  • Prania e një fistule (kanal i vogël që nxjerr qelb)

A është e rrezikshme?

Po, nëse lihet pa trajtim. Kista mund të: rrisë infeksionin, dëmtojë kockën përreth, shtyjë ose dëmtojë rrënjët e dhëmbëve fqinj, rritet deri në madhësi të konsiderueshme.

Si trajtohet?

  • Trajtim i kanaleve të dhëmbit – kur kista lidhet me një dhëmb të infektuar.
  • Ritrajtim i kanaleve – nëse trajtimi i mëparshëm ka dështuar.
  • Cistektomia (heqja kirurgjikale e kistës) – kur kista është e madhe, e persisitente ose nuk zhduket pas trajtimit endodontik.
  • Heqja e dhëmbit – në raste të rralla, kur dhëmbi nuk mund të shpëtohet.

A zhduket vetë?

Jo. Kista nuk shërohet vetë dhe gjithmonë kërkon trajtim profesional.

Rezervo Takim

Riktheni buzëqeshjen tuaj me një zgjidhje të përhershme dhe natyrale.

Rezervo Takim

1
2
3

Informacioni Personal