ShërbimetTerapia
Trajtimi i Periodontitit
Periodontiti është faza e avancuar e sëmundjes së mishrave të dhëmbëve.
Trajtimi i Periodontitit
Periodontiti është faza e avancuar e sëmundjes së mishrave të dhëmbëve, ku inflamacioni nuk prek vetëm mishrat, por edhe kockën që mban dhëmbin, duke rrezikuar stabilitetin e tij. Trajtimi i hershëm është thelbësor për të ndaluar humbjen e kockës dhe për të ruajtur dhëmbët.
Si shfaqet periodontiti?
- Mishra të kuq, të enjtur dhe që kanë gjakrrjedhje
- Erë e keqe e gojës
- Tkurrje e mishit të dhëmbëve
- Lëvizshmëri e dhëmbëve
- Dhimbje ose ndjeshmëri në mishrat e dhëmbëve
Si kryhet trajtimi?
- 1. Pastrim i thellë periodontal (Scaling & Root Planing) - Ky është hapi i parë dhe më i rëndësishëm. Me instrumente speciale hiqen bakteret, pllakat dhe gurëzat poshtë vijës së mishit, duke pastruar rrënjën e dhëmbit dhe duke zvogëluar inflamacionin.
- 2. Terapia me antibiotikë (lokal ose sistemik) - Përdoret në raste kur infeksioni është i theksuar ose kur xhepat periodontale janë të thella. Ndihmon në eliminimin e baktereve që nuk arrihen vetëm me pastrim.
- 3. Kontrolli dhe mirëmbajtja periodontale - Pas trajtimit fillestar, pacienti duhet të vijë rregullisht për pastrim profesional dhe monitorim, zakonisht çdo 3–6 muaj, për të parandaluar rikthimin e sëmundjes.
- 4. Trajtime kirurgjikale (nëse është e nevojshme) - Në xhepa të thellë periodontale ose dëmtime të avancuara të kockës, mund të rekomandohen procedura si: Operacion me flap periodontal, Rindërtim i kockës (GBR), Rindërtim i indeve (regjenerim i drejtuar). Këto procedura krijojnë akses më të mirë për pastrim dhe ndihmojnë në rikthimin e strukturës së humbur.
Rezultati
Trajtimi i periodontitit është një proces i vazhdueshëm që kërkon bashkëpunim midis pacientit dhe mjekut. Me trajtim të hershëm dhe mirëmbajtje të rregullt, është e mundur të kontrollohet sëmundja dhe të ruhen dhëmbët për vite me radhë.