Trajtimi i Pulpitit
ShërbimetTerapia

Trajtimi i Pulpitit

Pulpiti është inflamacioni i nervit të dhëmbit (pulpës).

Trajtimi i Pulpitit

Pulpiti është inflamacioni i nervit të dhëmbit (pulpës), zakonisht i shkaktuar nga kariesi i thellë, trauma, frakturat ose trajtime dentare të mëparshme. Në këtë fazë, dhëmbi shpesh paraqet dhimbje të forta, pulsuese, sidomos natën ose ndaj të ftohtit dhe të ngrohtit. Trajtimi i pulpitit është thelbësor për të shmangur përhapjen e infeksionit dhe humbjen e dhëmbit.

Si kryhet trajtimi?

  • 1. Heqja e kariesit - Fillimisht pastrohet plotësisht cariesi dhe hiqet çdo pjesë e dëmtuar e dhëmbit për të arritur në pulpën e prekur.
  • 2. Heqja e nervit të infektuar - Nëse pulpiti është irreversibël (nerv i dëmtuar rëndë), atëherë duhet të kryhet: Heqja e nervit, Pastrimi i kanaleve të rrënjës nga bakteret dhe indet e inflamuara, Dezinfektimi i tyre me materiale dhe solucione të posaçme. Kjo procedurë ndalet dhimbjen dhe eliminon infeksionin.
  • 3. Mbyllja e kanaleve (obturimi) - Pasi dhëmbi pastrohet dhe sterilizohet, kanalet mbyllen me materiale biokompatibile për të parandaluar rikthimin e bakterieve.
  • 4. Rikonstruksioni i dhëmbit - Në varësi të dëmtimit, dhëmbi mund të rikonstruktohet me: mbushje kompoziti, kurorë, ose fasetë, nëse është e nevojshme.

Simptomat e pulpitit

  • Dhimbje e fortë spontane
  • Dhimbje gjatë natës
  • Ndjeshmëri e madhe ndaj të ftohtit ose ngrohtit
  • Dhimbje që përhapet drejt veshit, nofullës ose kokës
  • Ënjtje (në faza të avancuara)

Pse është i rëndësishëm trajtimi i shpejtë?

Nëse pulpiti lihet pa trajtim, infeksioni përhapet përtej rrënjës, duke shkaktuar: absces, infeksion të kockës, kist, dhe rrezik humbjeje të dhëmbit.

Rezervo Takim

Riktheni buzëqeshjen tuaj me një zgjidhje të përhershme dhe natyrale.

Rezervo Takim

1
2
3

Informacioni Personal