ShërbimetProtetika
Urat Dentare
Zgjidhje për dhëmbët e munguar dhe rikthim të funksionit dhe estetikës.
Urat Dentare
Urat dentare janë restaurime protetike fikse që përdoren për të zëvendësuar një ose më shumë dhëmbë të munguar. Ato mbështeten mbi dhëmbët fqinj ose implantet dhe rikthejnë funksionin e përtypjes dhe pamjen natyrale të buzëqeshjes.
Kur rekomandohen urat dentare?
- Dhëmb i munguar ose disa dhëmbë të munguar
- Për të ruajtur pozicionin e dhëmbëve të tjerë dhe për të parandaluar zhvendosjen e tyre
- Përmirësim estetik dhe funksional i buzëqeshjes
Llojet e urave dentare
- Ura metal-porcelan – kombinon forcën e metalit me estetikën e porcelanit, ideale për dhëmbët e pasmë.
- Ura prej zirkoni – materiale shumë të forta dhe estetikisht të përshtatshme për çdo zonë të gojës.
Përfitimet e urave dentare
- Rikthim i funksionit të përtypjes
- Pamje natyrale dhe harmonike e buzëqeshjes
- Stabilitet dhe mbrojtje për dhëmbët mbështetës
- Zgjidhje afatgjatë dhe e besueshme
Procesi i vendosjes
- Përgatitja e dhëmbëve mbështetës – pastrimi dhe formësimi i dhëmbëve që do të mbajnë urën
- Marrja e masave – për të prodhuar urën sipas formës dhe ngjyrës së dhëmbëve natyralë
- Provimi dhe kontrolli i përshtatjes – sigurohet përshtatja, estetikë dhe funksion i duhur
- Ngjitja dhe fiksimi – ura lidhet mbi dhëmbët mbështetës ose implantet