Zbardhimi i dhëmbëve
ShërbimetStomatologjia Estetike

Zbardhimi i dhëmbëve

Rikthe buzëqeshjen e bardhë dhe të shndritshme në mënyrë të sigurt dhe efektive.

Zbardhimi i dhëmbëve

Zbardhimi profesional është një procedurë estetike që ndihmon në heqjen e njollave dhe zverdhjes së dhëmbëve, duke i bërë ata më të bardhë për disa nuanca. Kryhet vetëm me produkte të certifikuara dhe të kontrolluara, duke garantuar rezultate të parashikueshme dhe të sigurta.

Kur rekomandohet?

  • Zverdhje natyrale me kalimin e viteve
  • Njolla nga ushqimet, pijet, duhani
  • Pasi është realizuar pastrimi profesional i dhëmbëve
  • Për evente të rëndësishme (dasma, foto, prezantime, etj.)

Llojet e zbardhimit

  • Zbardhimi në klinikë (in-office whitening) – Jep rezultate të shpejta në një seancë.
  • Zbardhimi me maska të personalizuara në shtëpi – Jep rezultate të kontrolluara dhe progresive për disa ditë.
  • Metoda të kombinuara – Për rezultate më të forta dhe më afatgjata.

Përfitimet

  • Rezultate të shpejta dhe të dukshme
  • Procedurë e sigurt dhe e kontrolluar
  • Njolla dhe zverdhja reduktohen ndjeshëm
  • Rritje e estetikës së buzëqeshjes

Sa zgjat rezultati?

Rezultati zgjat në varësi të higjienës, dietës dhe zakoneve të pacientit. Efekti mund të ruhet më gjatë duke shmangur konsumimin e pigmenteve të forta dhe duhanit.

A është e sigurt?

Zbardhimi është plotësisht i sigurt kur kryhet nën mbikëqyrjen e një mjeku stomatolog, i cili përcakton metodën dhe materialet e duhur për secilin pacient.

Rezervo Takim

Riktheni buzëqeshjen tuaj me një zgjidhje të përhershme dhe natyrale.

Rezervo Takim

1
2
3

Informacioni Personal